UNIVERSITETI
Salla Multimediale e Bibliotekës
Salla Multimediale gjendet në mjediset e Bibliotekës Shkencore të Universitetit të Arteve. Kjo sallë ofron kushte komode, e pajisur me teknologjinë e re është në shërbim të plotë të studentëve, pedagogëve, dhe studiuesve të artit. Në kompjuterat e saj janë instaluar programe specifike për fushat e artit.
Ofrohet akses ne arkiven digjitale te Bibliotekes se Universitetit te Arteve nepermjet:
Stacioneve individuale të punës per studentet
Dy Serverave qe permbajne fondin multimedial te Bibliotekes Shkencore
Stacioneve te mesimdhenies per personelin Akademik
Kjo sallë përvec arkivës digjitale, disponon edhe materiale te tjera audiovizuale ne shirita ne bobina, pllaka gramafoni, kaseta, CD e DVD.
Arkiva digjitale e aksesueshme nëpërmjet kësaj salle është krijuar nëpërmjet shfrytëzimit të sistemeve me bazë "kod ne burim te hapur". Qëllimi i kësaj arkive është qe të ofrojë akses të brendshëm, kombëtar dhe ndërkombëtar për të gjithë audiencën e Bibliotekës së Universitetit të Arteve.